Grupi Folk ” Bilbili” në Bankya, Bullgari

Në ditën e Dytë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar ” Vitosha – 2017″, Grupi Folk ” Bilbili” së bashku me disa nga shtetet pjesëmarrës në Festival ishte në qytetin plot gjelbërim të Bankya, rreth 15 km nga Sofia.
Një paradë kostumesh dhe më pas Koncert në Amfiteatrin e rrethuar me një gjelbërim mahnitës.
Performanca e valltarëve dhe grupit polifonik të ” Bilbilit” u përcoll me duartrokitje dhe ovacione nga spektatorët e shumtë që kishin mbushur shkallët e Amfiteatrit dhe lëndinës plot bar e hieshi pranë Parkut mahnitës të qytetit.
Gjithashtu sot u bë një vizitë në Muzeun Kombëtar të Bullgarisë dhe në veprat kryesore në qendër të kryeqytetit, Sofie.
Së shpejti gjithshka rreth këtij Festivali në ” One Tv”, Vlorë, në një Telereportazh nga Gazetari dhe Operatori i mirënjohur Genc Demiraj.