Maliq Lila

Maliq Lila lindi në Dukaj të Tepelenes më 17 Shtator 1937.
Laureant i të gjitha Festivaleve Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës, si dhe autor i teksteve të këngëve të grupeve më të spikatura të Shqipërisë. Ka botuar përmbledhjen poetike “Zilja e erës” dhe “Jashtë hënë e pjekur” (pas vdekjes). Ka kontribuar në fushën e studimeve historike dhe folklorike. është autor dhe realizues i qindra montazheve letrare e libreteve artistike. Eshtë dekoruar nga Presidenti i Republikës me medaljen “Naim Frashëri”, si dhe “Nderi i Qarkut”, “Personalitet i Shquar i Qarkut” etj. Për shumë kohë ka qenë nënkryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Labëria”.
Maliq Lila, u nda nga jeta më 25 dhjetor 2004.