Muhamet Tartari

Muhamet Tartari është poet dhe rapsod i Labërisë. U lind në vitin 1949 në Vranisht të Labërisë (rrethi i Vlorës). Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindja dhe më pas përfundoi me rezultate të shkëqlyera shkollën e mesme Halim Xhelo në Vlorë. Pas dy vitesh si mësues vullnetar në veri (Kukës dhe Pukë) nis studimet për Histori-Gjeografi në institutin Luigj Gurakuqi në Shkodër.

Ka punuar fillimisht si arsimtar. Më pas, i përfshirë në kërkimet lidhur me folklorin dhe këngën e Lëbërisë dhe veçanërisht të Vranishtit, Muhamet Tartari zgjidhet drejtues i grupit polifonik dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Vranisht. Grupi i Vranishtit, një ndër më të famshmit në Shqipëri, merrë çmimin Evropa për Mbrojtjen e Folklorit në vitin 1986 nga Fondacioni Gjerman “Alfred Toepfer”. Grupi ka marrë pjesë në festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe kompeticione të tjera të asaj kohe me vallen e burrave të Vranishtit si “Shpata jone gris fermanë”, “O trima vallen ma mbani” etj.

Grupi i Vranishtit performon me vallen “Cili je ti more burrë” kushtuar Ismail Qemalit, e cila bëhet edhe kolonë zanorë e filmit “Nëntori i Dytë”.

Muhamet Tartari ka mbajtur disa dhjetra kumtesa dhe referate në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për folklorin dhe kulturën popullore të zonës së Labërisë. Ka botur një vëllim me poezi dhe këngë, titulluar “Vallja e Vetëtimave”.