Feti Brahimi


Feti Brahimi lindi më 3/7/1939 (Lapardha, Vlorë)

U lind 3 korrik 1939 në Lapardha të Vlorës. U shkollua në vendindje e më pas në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë ku u diplomua në vitin 1967.

Ka punuar për rreth 50 vjet me folklorin duke përpunuar këngët e vjetra dhe duke i shtuar elemente të rinj grupit të Lapardhasë.

Ka botuar 11 libra me vjersha të cilat përmbajnë 40 mijë vargje. Grupi i Lapardhasë nën drejtimin e tij ka kënduar mbi 200 këngë.

Një ndër perlat e polifonisë shqiptare është “Janinës ç’i panë sytë”, me melodi dhe me përmirësim vargjesh nga Feti Brahimaj, e kënduar në Festivalin e Gjirokastrës.

Po ashtu një tjetër baladë e madhe e këtij grupi mbetet “Tanë moj e mira Tanë”. Grupi i Lapardhasë ka marrë pjesë në 7 festivale kombëtare të Gjirokastrës, si dhe shumë festivale thuajse në të gjithë Ballkanin dhe shtetet kryesore të Evropës. Jeton dhe punon në qytezën e Kotës në Vlorë.