Grupi i Hormoves

 

Grupi i fshatit Hormove te Tepelenes u formua ne 1986, nga poeti Zaho Balili dhe nje grup kengetaresh si Lilo e Vait Llaci, Vitori Balili, Ramo Nuri, vellezerit Zifla etj.

Ne vitin 1986, ne fshatin e Hormoves u perurua shtepia e kultures qe morri emrin e komisarit te luftes nacional clirimtare Et’hem Gjinushi i cili kishte lindur ne kete fshat.

Drejtori i kesaj shtepie kulture u emerua Zaho Balili i cili filloi menjehere nga puna per krijimin e grupit lab te ketij fshati. Grupi i be shume shpejt i njohur duke marre pjese ne shume koncerte ne Tepelene dhe ne qytete te tjera. Kulmi i ketij grupi arriti ne festivalin folklorik te Gjirokastres ne 1988, ku zuri vendin e pare me kengen: Flaka mbuloi Fshane, kenduar nga katershia karakteristike e ketij grupi. Kjo kenge i kushtohej masakres Greke te bere ne kete fshat ne 1914 ku ushtria e andarteve Greke masakroi 220 burra.

Grupi i Hormoves ka marre pjese ne disa nga festivalet folklorike si ai i Beratit ne 1995, 2001 etj.  Megjithese i ndare dhe bashkuar disa here gjate ketyre viteve ai vazhdon dhe sot te jet prezent ne folklorin Shqiptar.

Disa nga kenget me te bukura te ketij grupi jane:

Hormova rreze Golikut
Flaka mbuloi fshane
Maro c’qendis dite e nate
Lule djemo
Hidhe prit moj monftuje
Xhan Bajame
Bijt e tu moj Tepelene
U ngrita pa gdhire
Kur me zbret vasha nga mali